Report TV - Fleckenstein:PD të kthehet në Kuvend,Berisha boll me Soros

2017-06-03 0

TIRANE-Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flencestein në një konferencë për mediat nga zyrat e BE në Tiranë u shpreh se do të flasë sot për të vërteta që shumëkujt dhe mund të mos i pëlqejnë.

"Deputetët e Partisë Demokratike duhet të kthehen në Kuvend e të vazhdojnë punën për të cilën janë zgjedhur" tha sot raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein duke u shprehur se është e drejta e PD të protestojë por deputetët duhet të jenë në Kuvend.

Shtatori do të jetë muaji vendimtar, tha Flenckestein, për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
?Por kjo do të ndodhë vetëm nëse keni zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe që të mos e keni ndalur Reformën në Drejtësi?.

Kurse fundi i javës që vjen do te percaktojë për Flenckestein fatin e Vetting.
"Do ta shohim kush do të thotë vetëm fjalët dhe kush do të bllokojë procesin"

Sepse shtoi ai, 'mendoj që sistemi i drejtësisë nuk ka të bëjë në vecanti me politikanët, sepse nuk janë më të mirë sesa ata që punojnë te kasa në market'.