LEZHË-Rrugët në qytetin e Lezhës janë tërësisht të rrënuara, pavarësisht se në këtë qytet shkojnë shumë turistë institucioneve vendore nuk u intereson kjo gjë.
Trotuari që të çon tek memoriali i Skenderbeut shpesh është bërë shkak që qytetar të ndryshëm, por edhe turistë të përfundojnë në urgjencë pasi janë rrëzur si pasojë e trotuarit të copëtuar dhe mungesës së ndriçimit.
Qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar në lidhje me këtë problemaikë e cila është prezente prej vitesh.
Mungesa e investimeve në këtë zonë ka bërë që kjo lagje të duket si ndonjë fshat i thellë malor dhe jo si një lagje që vizitohet edhe nga të huajt.
Bashkia e këtij qyteti thotë se është në dijeni të problemit, por akoma nuk ka asnjë ndërhyrje.
Megjithëse Bashkia Lezhë premtoi se do të ndërhyehet për rregullimin e trotuareve ajo nuk dha një afat të sakt se kur do të fillojnë këto punime.