Report TV - Veseli nderohet me 'Çelësin e Qytetit' Puna e Veliajt në Tiranë inkurajuese

2017-06-03 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje pasdite në një takim zyrtar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ku morën pjesë edhe nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Veliaj dhe Veseli vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe diskutuan mbi shtimin e bashkëpunimit mes tyre, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës e nderoi Veselin me ?Çelësin e Qytetit? për kontributin e dhënë.

Gjatë takimit, Veliaj theksoi se Prishtina dhe Tirana kanë përpara tyre shumë sfida, të cilat arrihen veçse me punë. Duke vlerësuar angazhimin e Veseli në drejtimin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se: ?Jam shumë i lumtur që je në Tiranë dhe dua të ndjehesh si në shtëpitë tënde. Jam i lumtur për të gjithë kontributin tuaj. E di që edhe Tirana, edhe Prishtina, Kosova, Shqipëria, kanë jashtëzakonisht shumë sfida që arrihen veçse me punë. Të falenderoj shumë për inkurajimin dhe e kam ndjekur me shumë admirim mënyrën sesi po udhëhiqni për vendimmarrje të drejta, jo të lehta, por të drejta për Kosovën. Ju uroj shumë sukses?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange