Fleckenstein: Nuk negocioj për kërkesat e opozitë

2017-06-03 0

Knut Fleckenstein ka mbërritur në Tiranë këtë të martë, por në axhenden e tij nuk është parashikuar të negocioje për kërkesat që e kanë çuar opozitën në një proteste pa afat poshtë zyrës së kryeministrin.

Pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e BE në Tirane raportuesi për Shqipërinë në parlamentin europian, tha se puna dhe negociatat politike zhvillohen vetëm brenda parlamentit.

?Si me duket protesta e opozite? Mjaftueshëm e këndshme. Nuk jam këtu për të negociuar kërkesat e opozitës. Do ta takoj z Basha.. Dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat me partive politike duhet të bëhen në Parlament.

Fleckeinstein takoi dhe kryeministrin Rama në zyrën e tij për afro 1 orë por nuk pranoi që të komentoje se ku u përqendrua diskutimi i tyre. Me pas në këmbë u drejtua zyrës se kryeparlamentarit Meta ku ka qëndruar me tepër se 90 minuta. Raportuesi Flekenshtejn u takua pasditen e se martës edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha, ndërsa te mërkurën do të beje publike konkluzionet e vizitës.

Ne Twitter përpara se të niste këtë vizite ai shkruante se ishte i lumtur që por rikthehej në Tiranë, ku do të kishte një axhende të vështirë dhe bisedime serioze.