Lulzim Basha paralajmëroi shtrirjen e protestave në mbarë vendin nga tenda ku prej katër ditësh mbështetës të opozitës kërkojnë largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, si I vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
?S?ka detyrë më të madhe sesa ketë proteste ta shtrijmë anembanë Shqipërisë. Asgjë s?do jetë më si më parë deri sa zëri i shqiptarëve të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet. Jemi këtu dhe do jemi këtu çdo ditë e më shumë deri në realizmin e plotë e jo të pjesshëm zgjedhjeve te lira e te ndershme, dhe largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike?.
Ndërsa në orët e pasdites, në një bashkëbisedim me gratë, kreu i demokratëve, tha se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e opozitës, protesta e radhës do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit
Protestës së opozitës iu bashkuan te martën edhe disa gjimnazistë, të cilëve kreu i Partisë Demokratike i premtoi se pas ardhjes në pushtet si vendim të parë qeveria e tij do të ketë anulimin e ligjit për arsimin e lartë.
/ TV KLAN