Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 30 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë gjatë muajit janar 2017 në Shqipëri për pushime, vizita ditore apo për qëllime biznesi.
Kështu raporton Instituti i Statistikave, sipas të cilit është shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën peridhë të një vit më parë me 14.3%. Kryesisht të huajt kanë hyrë në rrugë tokësore dhe ajërore dhe më pak në rrugë detare.
Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 167 mijë dhe përbëjnë 95 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Janar 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është ulur 0,7 %.
Sipas INSTAT më shumë shtetas të huaj kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Italia. Të dhënat e INSTAT flasin për një ulje të shtetasve shqiptare që kanë dalë nga territori gjatë janarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/vijne-me-shume-te-huaj-gjate-janarit-2017/