Report TV - Arrestohet për korrupsion ish-drejtori i burgjeve Zoto

2017-06-03 2

Ish-drejtori i Përgjithshem i Burgjeve Artur Zoto vihet në pranga nën akuzën për korrupsion.

Ish- drejtori u arrestua sot në orën 14:10 me kërkesë të prokurorisë me akuzën "korrupsion pasiv" në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Artur Zoto, pjesë e LSI u emërua drejtor i Burgjeve në vitin 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.

Por pas arrestimit të Iljaz Labit në korrik 2016, sot është arrestuar edhe ish-drejtori i tij, Zoto, pasi dyshohet se është i përfshirë.

Në total shkon ne 6 numri i të arrestuarve për tenderat e ushqimeve në burgje, pasi në Korrik së bashku me Labin u arrestuan edhe katër administratorët e kompanive që ishin përfshirë në tenderat fiktivë.

Free Traffic Exchange