TIRANE-Personi që shihni në foto quhet Klement Çala, 28 vjeç nga Elbasani i cili po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një përfshirje të mundshme të tij në grupin e grabitësve blindave me para në aksin Qafë Kashar-Rinas.
Teksa numri i të arrestuarve ka shkuar në 6, sipas burimeve për Report Tv, numri i personave që po verifikohen si të dyshuar si pjesë e grupit qe grabiti 3.2 milionë dollarë arrin në 12.
Po përse po verifikohet Klement Çala i riu nga Elbasani?
Sipas hetuesve ai është person me precedent penal në grabitjen e bankave dhe sëbashku me kreun e grupit të grabitësve Admir Nikaj (Murataj) në vitin 2013 kanë grabitur bankën kombëtare në Larisa të Greqise duke marrë prej aty 1 milion euro.
Çala u prangos 1 vit më parë nga policia e Vlorës por ajo çfarë e bën rastin e tij një procedurë të dyshimtë është fakti se pasi ka qëndruar vetëm 3 muaj në qeli ai ka mundur të fitojë sërish lirinë me një vendim të gjykatës së Vlorës.