Report TV - Bllokimi i Vettingut nga PD, Lu dhe Vlahutin takojnë Nishanin

2017-06-03 0

Ambasadorët e SHBA dhe të BE kanë zhvilluar një takim për rreth 50 minuta me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Takimi i Donald Lu dhe Romana Vlahutin me Nishanin ka nisur në orën 16:00 në Presidencë, ndërsa ka përfunduar rreth orës 16:50.

Në qendër të takimit ka qenë Reforma në Drejtësi, pasi me nisjen e protestës së PD dhe bojkotin e Kuvendit bllokohet ngritja e komisioneve të Vettingut.