16-vite burg për Kristjan Marinaj, bashkëpunoi me Frrokun në vrasjen e Kurtit

2017-06-03 1

16-vite burg ka kërkuar prokuroria e Tiranes për Kristjan Marinaj, i dyshuar si bashkëpunëtori i Mark Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel në vitin 1999.

I pandehuri është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij pasi gjyqi zhvillohet në mungesë. Marinaj është në kërkim nga drejtësia shqiptare për këtë ngjarje.

Sipas akuzës, 42-vejçari ka bashkëpunuar me ish-deputetin dhe e kanë kanë qëlluar me thikë Kurtin në afërsi të stacionit të trenit në kryeqytetin belg.

Këtë të martë pritej te lexohej pretenca edhe për Mark Frrokun, por seanca u shty pasi mungonte i pandehuri dhe prokurorët. Pavarësisht kërkesës së prokurorisë si Frroku ashtu dhe Marinaj, përmes avokatit, i kanë mohuar akuzat. / TV KLAN

Free Traffic Exchange