Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një aktiviteti kushtuar promovimit të femrës në Policinë e Shtetit, tha se armiku më i madh i policisë është korrupsioni në drejtësi, ndërsa zgjidhja e duhur është reforma. Ndërsa mes qindra policeve, padyshim një model një model për tu marrë shëmbull është edhe Rezarta Hoxhaj, e para femër që iu është bashkuar forcave Renea.
Rezarta Hoxhaj: Unë jam pjesë e ekipit të basketbollit kombëtar të femrave dhe fituese e kupave të ndryshme në ekipe të ndryshme. Sigurisht kjo eksperiencë nuk mund të krahasohet me atë të repartit RENEA. Jam krenare që jam pjesë e tyre, dhe sot ata më konsiderojnë të barabartë me veten.
Kjo është Rezarta Hoxhaj, e cila mes pasionit për basketbollin dhe ambicies për karrierë, zgjodhi të sfidojë mentalitetin, duke u bërë e para grua që i bashkohet forcave speciale Renea. Bashkë me të, sot gratë në polici janë mbi 14 përqind.
Edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se policia mund të shërbejë më mirë kur gratë dhe vajzat janë pjesë vitale e saj, ndërsa lëshoi akuza të forta ndaj atyre që nuk e duan policinë.
Tahiri: Armiku më i madh i policisë është gjyqtari që liron kriminelin. Armiku i policisë është sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas muskujve, sipas parasë, mikut, pushtetarit e jo sipas ligjit. Zgjidhja më e madhe është reforma në drejtësi.
Akademia e Policisë, u shpreh ministri, sot formon punonjës të denjë, ndërsa studimet provojnë për rikthimin e besimit të qytetarëve tek forcat e rendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-fronti-i-se-keqes-nuk-do-qe-policia-e-shtetit-te-punoje/