Dekriminalizimi, Llalla: Do të ketë emra të tjerë deputetësh

2017-06-03 0

Përveç 6 emrave të deputeteve të bërë publik nga prokuroria, që preken nga ligji i dekriminalizimitm në këtë listë ka edhe të tjerë. Deklarata është bërë nga kryeprokurori Adriatik Llalla nga Fieri ku mori pjesë në analizën vjetore të kësaj prokurorie. Por Llalla nuk bëri publik asnjë emër .

?Procesi i dekriminalizimit, është proces në vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendin emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publike edhe emrat? u shpreh Prokurori i Përgjithshëm.

Mbërritja e Kryeprokurorit në prokurorinë e Fierit u shoqërua me protestë të banorëve të Zharrëzës, 9 prej të cilëve kanë 21 ditë në grevë urie.

Ata takuan numrin një të kauzës dhe morën garancinë nga ai se hetimeve për këtë çështje do t?i shkohet deri në fund. Në Fier sipas analizës vjetore të prokurorisë problem mbetet zbulueshmëria e ulet e persona që kultivojnë kanabis./ TV KLAN

Free Traffic Exchange