Të tjera banesa sociale në Shkozë

2017-06-03 1

Për 6 muaj, 60 familje të komunitetit rom që preken nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës në zonën e Bregut të Lumit, do të sistemohen në banesa të reja. Bashkia e Tiranës, ka nisur punën për ndërtimin e banesave sociale pranë ish ? Repartit Ushtarak në Shkozë.

?Ajo që duhet të bëjmë është, edhe investime korrekte, pra disiplinim të gjithë rrjedhës së Lumit të Tiranës që të mos shkaktojë më përmbytje, por edhe banesa sociale për të akomoduar 400 anëtarë të komunitetit rom që sot kërkojnë strehim?.

Veliaj siguroi se pavarësisht debateve politike, Bashkia e Tiranës ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve të cilët kanë probleme sociale.

?Për ata që bëjnë sherrin politik dhe nuk lëvizin as gishtin, shqetësimet e qytetarëve harrohen. Por, për ne të Bashkisë së Tiranës që nuk harrojmë e jemi të përgjegjshëm, i ndjekim situatat, siç ndoqëm komunitetin rom te bregu i Liqenit, te Pallati me Shigjeta, te Bregu i Lumit dhe siç po e ndjekim në Shkozë, me investimin që po bëjmë këtu, në mënyrë që komuniteti rom të kalojë nga barrakat buzë Lanës, në një vend shumë herë më komod dhe të pranueshëm?.

Sipas materialit të dërguar nga Zyra e Shtypit në Bashkinë e Tiranës, Kryebashkiaku ka theksuar se përfitimi i banesave do të bëhet kundrejt disa kritereve të vendosura nga bashkia.

Tv Klan

Free Traffic Exchange