Për 6 muaj, 60 familje të komunitetit rom që preken nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës në zonën e Bregut të Lumit, do të sistemohen në banesa të reja.
Falë një investimi të Bashkisë së Tiranës, sot ka nisur puna për ndërtimin e banesave sociale pranë ish-repartit ushtarak në Shkozë.
Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi projektin si tepër të rëndësishëm, për faktin se këtu do të sistemohen 400 anëtarë të komunitetit rom.
?Në një qytet të mirë, nuk duhet të zgjedhim midis investimeve dhe zaptimit të territorit për efekt banimi. Ajo që duhet të bëjmë është, edhe investime korrekte, pra disiplinim të gjithë rrjedhës së Lumit të Tiranës që të mos shkaktojë më përmbytje, por edhe banesa sociale për të akomoduar 400 anëtarë të komunitetit rom që sot kërkojnë strehim?, tha ai.