Protesta me turne e opozitës shqiptare për krijimin e një qeverie teknike, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ka hyrë sot në ditën e katërt.
Ndryshe nga dita e parë dhe e dytë, në ditën e tretë, mbështetësit brenda dhe jashtë çadrës së ngritur para Kryeministrisë, kanë qenë më të pakët.
Edhe pse organizatorët e protestës kanë bërë një grafik me njerëzit e tyre, duke përcaktuar turnet që ata duhet të kalojnë në çadër, në ditën e tretë, protestës i janë bashkuar më shumë kureshtar që kalonin në bulevard.
Ora 12:40 Basha: Protestën ta shtrijmë anembanë Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë nga çadra përpara kryeministrisë, se protesta e cila po vijon prej 4 ditësh, duhet të shtrihet anembanë Shqiprisë.
''Këtë protestë ne do ta shtrijmë anembanë Shqipërisë, sepse ne duam zgjedhje të lira dhe ndershme'',-u shpreh Basha.