Ahmetaj: Taksa e sheshtë, çmenduri - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që opozita proteston për keqqeverisjen dhe ka shpalosur programin e saj për të rikthyer taksën e sheshtë në masën 9%, Ministri i Financave Arben Ahmetaj e ka konsideruar këtë ide si një çmenduri ekonomike. Sipas ministrit, rikthimi i taksës së sheshtë dhe shmangja nga tatimi progresiv, do të thotë që t?i marrësh qytetarëve 120 milion dollarë çdo vit, ndërsa borxhi publik të arrijë majat. Ahmetaj paralajmëroi se të mërkurën miratohet në qeveri ligji i faljes fiskale, ligji i cili pritet të lehtësoje biznese dhe qytetare nga penalitetet. Ministri i Financave bëri një përmbledhje të vitit që lamë pas: Sipas tij, treguesit ekonomik janë sipas parashikimeve, ndërsa krahasuar me pritshmëritë e qytetarëve, qeveria mbetet ende larg përmirësimit të mirëqenies së jetesës.