Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës u firmos marrëveshja mes Bashkive të këtij qarku me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe rinisë për projektet për cështjet sociale. Ministri Blendi Klosi pohoi se përmes këtij pakti, do ofrohet shërbim për familjet në nevojë, në cdo zonë dhe njihet nga afër problematika.
Nënshkruhet Pakti i Mirëqënies Sociale mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkive Kukës, Has dhe Tropojë, për kalimin e kompetencave nga pushteti qëndror tek ai vendor për shërbimet sociale.
Pas nënshkrimit, Ministri Klosi deklaroi se pakti do të sigurojë që në çdo territor, në çdo komunitet të ketë shërbime për kategoritë në nevojë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbimet-sociale-klosi-pakt-me-bashkite-kukes-has-e-tropoje/