Report TV - Pamja e re e Bulqizës, me pedonale të re dhe rrugë të rikonstruktuara

2017-06-03 1

Bulqiza më në fund po merr pamje të një qyteti, pasi në të kanë filluar të investohet në ndërtimin e rrugëve dhe të hapësirave të gjelbëruara.

Edhe pse është një nga qytetet më të pasura në Shqipëri, Bulqiza është lënë në harresë për vite të tëra.

Kohët e fundit në qytet është bërë pedonalja gjithashtu edhe rrugët e lagjeve janë sistemuar.

Sipas kryetarit të bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi përveç investimeve për ndërtimin e rrugëve shumë shpejt presim të fillojmë edhe rikonstruksionin në kopshte dhe shkolla.

Fondet që janë investuar në bashkin Bulqizë janë dhënë nga Qeveria Shqiptare, me anë të Fondit të Zhvillimt të Rajoneve, ku ndër të tjera pritet të investohet edhe në njësi të tjera administrative.