Report TV - Fëmijët në situatë rruge, Verzivolli: Do mbrohen nga prindërit dhunues

2017-06-03 0

Ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe kryesisht heqja e të drejtës së prindërimit, do të sjellë edhe gjetjen e zgjidhjeve alternative për strehimin e fëmijëve pasi të jenë larguar nga prindërit dhunues.

Ina Verzivolli, kryetare e agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sqaroi për Report Tv edhe zgjidhjen që ky projektligj jep.

Nga korriku i 2015 deri në qershor 2016 janë shënuar 414 raste të reja të fëmijëve në situatë rruge.

Ndërsa raste të menaxhuara të fëmijëve në situatë rrugë janë 304 në total. Ndërsa në rastet shfrytëzimit flagrant të fëmijëve me qëllim përfitim ekonomik janë bërë 24 kallzime.

Në të 7-ta bashkitë ku njësia e mbrojtjes së fëmijëve ushtron aktivitetin e saj, janë identifikuar 1403 fëmijë.

Free Traffic Exchange