Report TV - Realizohen për herë të parë implantet kokleare falas në QSUT

2017-06-03 3

Për herë të parë, në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, në Tiranë në Shërbimin e ORL-së (Oto-Rhino-Laringologjisë), u bë i mundur realizimi me sukses i ndërhyrjeve të para kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear te fëmijët me probleme të thella dëgjimi.

Implanti koklear, e cila është një pajisje e kompjuterizuar që mund të rivendosë dëgjimin e dobishëm për personat me humbje të rënda ose të thella të dëgjimit (shurdhim nervor), implantohet në fëmijët që kanë shurdhësi të thellë dhe nuk përfitojnë më nga asnjë ndihmesë tjetër dëgjimi. Të tre fëmijët ku është realizuar kjo ndërhyrje deri më tani, janë në një gjendje shumë të mirë.

Shef i Shërbimit të ORL-së në QSU ?Nënë Tereza?, profesor Besim Boçi, shprehet se për herë të parë në këtë shërbim është kryer me sukses ndërhyrja për vendosjen e implantit koklear në tre fëmijë, teksa shpreh falënderimin për mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë program.