TIRANE-?Sot nuk e themi ne, por anketimet më të njohura ndërkombëtare se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në vend, më i besuar edhe se liderët fetarë, sipas anketimit më të fundit të Bashkimit Europian?.
Pas kësaj shprehje me Fenë të kryeministri Edi Rama sot tek ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme si për rastësi bien këmbanat e Kishës Katedrale Ortodokse.
E si për të mos mjaftuar kjo, nisi dhe thirrja e ezanit të Hoxhës nga minarja e Xhamisë që ndodhet aty pranë . Ezani e shoqëroi rreth 1 minutë fjalimin e Ramës për Policinë e Shtetit dhe Reformën në Drejtësi.