http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Erion Veliaj, priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me te cilin diskutoi shtimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtines. Veliaj nderoi kryeparlamentarin Veseli me ?Çelësin e Qytetit?.?Jam shumë i lumtur që je në Tiranë dhe dua të ndjehesh si në shtëpitë tënde. Jam i lumtur për të gjithë kontributin tuaj. E di që edhe Tirana, edhe Prishtina, Kosova, Shqipëria, kanë jashtëzakonisht shumë sfida që arrihen veçse me punë. Të falenderoj shumë për inkurajimin dhe e kam ndjekur me shumë admirim mënyrën sesi po udhëhiqni për vendimmarrje të drejta, jo të lehta, por të drejta për Kosovën. Ju uroj shumë sukses.?Kryetari i Kuvendit të Kosovës Veseli e cilësoi punën e realizuar nga kryebashkiaku Veliaj si shembull i përgjegjësisë ndaj qytetarëve.?Për të gjithë shqiptarët Tirana ka sinonimin e strehës në momente edhe më të rënda. Por dua t?ju falenderoj në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës për përkrahjen në ditët më të vështira. Natyrisht që, tani vijnë edhe për kënaqësi sepse kanë dëshirë, vijnë me fëmijët, me familjarët dhe do të vijnë çdo herë. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme, për punën inkurajuese që duhet të jetë shembulli i përgjegjësisë së kryetarëve ndaj qytetarëve?.Kryebashkiaku Veliaj e njohu Veselin me disa nga projektet e mëdha për të cilat po punohet në Tiranë, midis të cilëve edhe ai i sheshit ?Skënderbej?, i cili do përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare, si me pemët që po mbillen, ashtu edhe me pllakat që po shtrohen.