Ky është Admir Çerpja, i shpallur në kërkim nga policia, si një nga autorët e të paktën dy grabitjeve të ndodhur në rrugën e Rinasit. Forcat RENEA po e kërkojnë në Dibër, bashkë me kreun e grupit, Admir Muratajn.
Tashmë prokuroria ka zbardhur rolin e tij në grabitjen e 3 Dhjetorit 2015, ku u morën rreth 3,8 milionë euro. Sipas dosjes hetimore, në 3 Dhjetor 2015, Fatjon Xhyliu dëgjoi rreth orës 12:00 në oborin e punës shoferin e blindit të parave, duke pyetur: ?Kush do të vijë me mua sot në Rinas??.
Në atë moment, ai i ka dërguar sms Neim Avdulajt, ku shkruan: ?Makina po del tani prej parkut?. Fik telefonin dhe shkon të luajë me letra me shokët. Ndërkohë, Ditjon Memlika ka qenë në lëvizje brenda Tiranës, me ngarkesën e një banke tjetër, ndërsa grabitja dyshohet se u krye nga Ernest Kupa, si dhe Admir Çerpja dhe Admir Murataj.
Në Dhjetor 2015, Fation Xhyliu merr një sms në orën 06:00 të mëngjesit prej Neim Avdulajt: ?Kam ardhur tek shtëpia jote në fshat në Lushnje, a ta marr një pulë këtu tek shtepia jote?. Ai është përgjigjur merre dhe ka fikur telefonin. Ky ishte sinjali që Avdulaj kishte lënë për të pjesën e të hollave të grabitura në bankë.
Pak ditë më pas, Fation Xhyliu është larguar nga puna në ?Rogat Security? dhe u kthye në fshat. Në kutinë e mbyllur ndodheshin 48 mijë paund dhe 25 mijë USD.
Pas muajit Mars, ai nisi të këmbejë të hollat në disa pika këmbimi valuator, në Lushnje dhe Fier. Një pjesë i ka shpenzuar për të riparuar shtëpinë në Lushnje dhe Tiranë, si edhe duke marrë me qira një dyqan parukerie, ku punon bashkëshortja e tij. Pjesen tjetër i fshehu poshtë drrasave të dyshemesë. Aty u gjetën nga policia 4800 euro dhe rreth 28 mijë paund.
Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Tv Klan