Policia në vijim të operacionit "Patriot" ka gjetur një tjetër sasi e konsiderueshme parash të dyshuara të grabitura më 9 shkurt në Qafë-Kashar.
Në një njoftim të policisë thuhet se në afërsi të banesës së Admir Çerpjas në Bathore, janë gjetur një shumë parash Euro e Paund në një tenxhere me presioni.
Tenxherja ishte e groposur. Vijojnë kërkimet pasi dyshohet për sasi të tjera?, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al