Tahiri më vjen turp për dhunën në parlament

2017-06-03 3

I ndodhur në Kolonje në kuadër të nismës ?Shqipëria pa armë? Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli edhe për dhunën e një dite më parë gjatë seancës parlamentare, mes deputetit socialist, Erjon Braçe dhe atij demokrat, Flamur Noka.

?Kur hapni televizioni prapë dhunë ju del nga parlamenti. Jua them shumë sinqerisht dhe mua më vjen turp që jam deputet, jam ministër dhe shoh në parlament lloj-lloj dhune, shfaqe të padenja për çdo familje shqiptare. Shfaqje të turpshme për Shqipërinë që duam. Por, sot qytetarët kanë mundësi t?i tregojnë një model shumë më të mirë politikës,?tha Tahiri.

Tahiri tha se duhet të japim modelin më të mirë për të gjithë ata që duan të bëjnë një karrierë në politikë./Tv Klan