Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën e PD

2017-06-03 1

Protesta e kësaj së shtune e thirrur nga Partia Demokratike, ka bërë johonë në disa nga media të rëndësishme ndërkombëtare. Fox News, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan se demokratët opozitarë në Shqipëri dalin në protestë për zgjedhje të lira. Rrjeti prestigjoz amerikan, e nis artikullin e kërkesën e opozitës për dorëheqjen e qeverisë.

Edhe ABC News në SHBA ka pasqyruar protestën e kësaj të shtunë të opozitës, duke sjellë një pjesë të fjalimit të kryetarit të PD-së, Basha, që fton qytetarët të qëndrojnë të bashkuar për të arritur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në Itali, agjencia e lajmeve ANSA shkruan se opozita shqiptare proteston duke kërkuar zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

E përditshmja spanjolle La Vanguardia raporton se opozita shqiptare del në shesh në kërkim të dorëheqjes së qeverisë.

Tv Klan