Meta: Ka përpjekje për të tensionuar situatën

2017-06-03 2

Kryetari i LSI-së Ilir Meta vëren se ka përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën politike përpara zgjedhjeve.

Ilir Meta, Kryetar i LSI-së

?Është e rëndësishme edhe për klimën politike para zgjedhore për të qenë sa më konstruktive, pasi nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën parazgjedhore?, u shpreh Meta.

Përpara Komitetit Drejtues të LSI-së, kreu i kësaj partie vuri theksin te reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore që sipas tij janë të rëndësishme për integrimin e vendit.

?Të mos humbim vëmendjen nga disa reforma të rëndësishme që ka vendi. Të vazhdojë në mënyrë transparent të reformës në drejtësi, pasi është dhe një kërkesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Duhet të nënvizojë rëndësinë sa më të shpejtë të reformës zgjedhore e cila duhet të kishte përfunduar me kohë, duke reflektuar kërkesat e OSBE/ODIHR. Vazhdimi i pandalshëm i dekriminalizimit, jo vetëm detyrim, por edhe standard për zgjedhjet e 18 qershorit.?

Meta tha se LSI është e angazhuar për të gjeneruar një klimë sa më konstruktive, dhe racionale që ndihmon ecurinë e suksesshme të këtyre reformave integruese.

Tv Klan