KLSH: Albpetrol ka shkaktuar dëm ekonomik 150 milionë $

2017-06-03 6

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës Albpetrol në vlerën e 150 milion dollarëve.

Në një shkresë të nisur kryeministrit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit të Ekonomisë, KLSH shprehet se 30 milion dollarë janë fitime të munguara në buxhetin e shtetit për katër vite (2011-2014) dhe pjesa tjetër është dëm ekonomik që shtetit i është shkaktuar si pasojë e monitorimit të dobët të marrëveshjeve hidrokarbure që Albpterol ka me disa kompani private, ku kryeson Bankers.

Sipas auditit ka rezultuar se kompania, Bankers ka deklaruar shpenzime të fryra, të cilat kanë dalë jashtë pasqyrave financiare të miratuara nga Albpetrol, po përveç kësaj, aty janë hasur edhe kundërshti logjike të shifrave, ku për vitin që janë hapur 163 puse, shpenzimet janë të njëjta edhe për vitin që janë hapur 63, dhe për 2016-ën ku nuk është hapur asnjë pus.

KLSH, thotë se vetëm si pasojë e mos arkëtimit të tatim-fitimit nga Bankers, buxheti nuk ka arritur të arkëtojë 341 milion dollarë të ardhura në vite.

Në bazë të monitorimit që i është bërë edhe periudhës së shpërthimeve në Patoz ? Marinëz, KLSH ka konkluduar se fajtore për to ka qenë Bankers, teknologjia e përdorur dhe sasia e injektimit të squfurit ka qenë në kundërshtim me normat e lejuara nga OBSH dhe ende dhe sot nuk është ndërruar.

Por AlBpetrol e konsideron këtë raport si një sulm personal që po i bëhet nga kryetari i KLSH, Bujar Leskaj.

Kompania e naftës thotë se gjetjet e raportit auditues janë bërë më parë nga vetë ajo dhe sot po gjykohen në gjykatën e arbitrazhit ndërkomëbtar./ TV KLAN

Free Traffic Exchange