Muzika ka shoqëruar ditën e dytë të protestës së opozitës, në çadrën e ngritur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqjen për t?i hapur rrugën një qeverie teknike, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Gjate natës në çadër përveç mbështetëseve, të ndare me turne, kane qëndruar edhe deputete apo drejtues të selisë blu. E njëjta strategji është ndjekur dhe sot dhe sipas demokrateve do të ndiqet pa u ndalur deri në rrëzimin e qeverise. Kryedemokrati u shfaq 2 herë në tendë gjatë paradites.
Herën e parë për tu takuar me protestuesit dhe të dytën për të zhvilluar një mbledhje të shkurtër me kryesine e Grupit Parlamentar pas së cilës mbajti një fjalim falënderues për të gjithë ata, që sipas tij mposhten frikën duke u bashkuar protestës se 18 shkurtit por edhe për t?ju kërkuar të gjithë shqiptarëve qe nuk besojnë si ai te qeveria e Ramës por te qeveria që thotë se do të krijojë për të ringritur ekonominë e tyre, t?i bashkohen.
Ne selinë kryeministrore lëvizjet ishin te pakta, kjo dhe për faktin se është fundjave, por Kryeministri Rama edhe pse nuk është shfaqur këtë të diel në zyrë, është fotografuar duke shijuar një kafe me deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi në një hotel që ndodhet vetëm pak metra larg zyrës se tij dhe tendës ku demokratet po kërkojnë dorëheqjen e tij./ TV KLAN