Kapen 500 gr kanabis në shkollën 9 vjeçare “Avni Rustemi”

2017-06-03 14

Dy nxënës të shkollës 9 - vjeçare ?Avni Rustemi?, në kryeqytet, u arrestuan nga efektivët e Komisariatit Nr.3 dhe agjentët e zyrës së Antidrogës, pasi iu gjet një sasi prej afro 500 gram kanabis sativa.

M.B dhe F.H, 15 e 16 vjeç, nxënës të klasës së nëntë, të dy banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë në ambientet e shkollës.

Ata ishin denoncuar nga një prej mësuesve të shkollës, i cili kishte vënë re sjelljet dhe lëvizjet e dyshimta të nxënësve.

Lëndën narkotike e mbanin të fshehur në çantat e shkollës, në vend të librave.

Pas shoqërimit në ambientet e policisë, ata pranuan se drogën ua kishte dhënë kushëriri i 16 - vjeçarit F. H, nga Burreli.

Ky i fundit është shpallur në kërkim tashmë nga policia, me akuzën e shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas rrëfimit të nxënësve, ata po e mbanin drogën prej 3 ditësh në çantë dhe do t?ia jepnin kushëririt të 16 - vjeçarit F. H, i cili pritej të kthehej nga Burreli ku kishte shkuar për punë personale.

Tv Klan