Basha: Rezistenca e Kelmendit frymëzim për protestën e 18 shkurtit

2017-06-03 0

Thirrjen për t?iu bashkuar protestës së 18 shkurtit Lulzim Basha ia drejtoi edhe banorëve të Tamarës, në vendin ku 72- vjet më parë lindi kryengritja antikomuniste e Kelemendit.

Qëndresa e kelmendasve ndaj dhunës dhe terrorit komunist, tha kreu i demokratëve, është burim frymëzimi ndaj keqqeverisjes që po tenton të vjedhë zgjedhjet, duke i mohuar shqiptarëve të drejtën e votës.

?Kelmendasit e kanë treguar se nuk pranojnë zgjedhën e sundimtarit, se janë gati të ngrihen e të bien për liri, për demokraci, për dinjitet. Ky vullnet i shkruar me gjakun e heronjve të Kelmendit është sot një vullnet mbarëpopullor. Një vullnet mbarëpopullor për të ruajtur themelin e demokracisë, votën e lirë dhe të ndershme, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ta harrojnë se do të ketë zgjedhje të diktuara nga banda dhe krimi. Ta harrojë klika në pushtet se do t?i ulë kokën Kelmendit, Malësisë dhe Shqipërisë?.

Të njëjtin mesazh, kreu i opozitës e bëri edhe me të rinjtë e Njësisë Katër në kryeqytet.

?Ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen, do jetë manifestim i jashtëzakonshëm. Protestë paqësore dhe demokratike, por të vendosur deri në realizimin e objektivit të qytetarëve shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme?.

Basha tha se vetëm përmes zgjedhjve të lira e të ndershme qeverisja do t?u kthehet qytetarëve.

Free Traffic Exchange