Berisha: 100 mijë ishin gati t'a fshinin nga faqja e dheut “kazinonë” e Ramës

2017-06-03 0

Ish-kryeministri, Sali Berisha, tha të dielën se "100 mijë prej 500 mijë protestuesve të djeshëm ishin të gatshëm që ta fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Ramës", duke folur për kryeministrinë.

?Merita për këtë protestë është e qytetarëve (jo vetëm e Partisë Demokratike). A e din ti se nga ata 500 mijë, që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin të gatshëm t'a fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Edi Ramës. Por, iu nënshtruan vullnetit të qytetarëve,? tha Berisha.

Por, megjithatë ai shtoi se ata ?e panë frymën qytetare dhe nuk lëvizi një gjethe në Tiranë, por u bë protesta më e fuqishme paqësore.?

Gazetari: Zoti Berisha një koment për LSI-në, e cila ka heshtur gjatë kësaj kohe?

?Ky është një moment kritik, ky është një moment kritik për çdo forcë politike. Cdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në anën e krimit, banditokracisë apo në anën e qytetarëve,? tha Berisha.

I pyetur nëse po ftonte Metën, ai u përgjigj se mesazhi ishte për çdo forcë politike, edhe për Ramën.

?Edhe Rama. Rama po të dojë të largohet, të krijojë qeveri teknike... Forcat politike të vendosin kush do ta drejtojë,? tha ai.

Berisha tha se ?Zgjedhje Qershori me Edi Ramën nuk mund të ketë."

"Duhet t'a kuptojë çdo shqiptar, këtë moment kritik dhe jetik në historinë e kombit...Përveç vitit 1991, nuk ka pasur kurrë protestë katër muaj para zgjedhjeve...Kjo protestë është kambana më e fuqishme e alarmit për çdo shqiptar. Katër muaj para zgjedhjeve nuk proteston kurrë një forcë nëse nuk e konsideron jetike protestën."

"Ishin gjysmë milioni shqiptar që erdhën në këtë mision dje. Askush të mos harrojë se kjo protestë shpërtheu katër muaj para zgjedhjeve. Në vitin 1991 shpërtheu se nën kultin e Enver Hoxhës nuk kishte zgjedhje. Tani nën kultin e krimit nuk ka zgjedhje.?

Ish-kryeministri tha se nëse Rama nuk pranon të dorëhiqet dhe t'i hapë rrugë qeverisë teknike "PD do ta imponojë që ta pranojë. Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj. Kjo është njëra, do zgjedhim mënyrën për t?i treguar vendin Ediskobarit."

/tvklan.al

Free Traffic Exchange