Gjykata pezullon “Velierën”

2017-06-03 0

Gjykata e Durrësit vendosi të pezullojë punimet për ndërtimin e Velierës në atë pjesë ku dolën në dritë rrënojat arkeologjike të periudhës otomane.

Sipas vendimit të gjykatës, deri në momentin që Instituti Kombëtar i Arkeologjisë do të thotë fjalën e fundit, firma kontraktuese do të punojë vetëm në pjesën e poshtme të rrugës ku nuk ka rrënoja arkeologjike. Për shoqërinë civile, vendimi i gjykatës i shërben ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike.

Ndërkohë, arkeologët po zhvillojnë punime në vendin ku dolën rrënojat, me qëllim certifikimin e këtyre vlerave arkeologjike.

Gjatë punimeve për pastrimin e themeleve të godinës otomane të shekullit XIX, që u gjetën në një pjesë të sheshit para portit të Durrësit, kanë dalë në dritë dhe objekte të tjera pjesë e trashëgimisë historike të qytetit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange