29 kandidatë nga 27 vende vakante janë kualifikuar për dy komisionet që do të bëjnë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga 192 kandidate, 163 prej tyre nuk i kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e dy organeve të reja që do të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi.
Mes 29 kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë te vlerësimit për Kolegjin e Apelimit bie ne sy fakti se 25 prej tyre janë emra anonime, që publiku i dëgjon për herë të parë, përveç anëtarit te KLD ?se Sokol Çomo, ish ?kryetarja e gjykatës se larte Shpresa Becaj, ish ?prokuroria e përgjithshme Ina Rama dhe sekretarja e përgjithshme e kuvendit, Albana Shtylla.
Këta kandidate plotësojnë kriteret për Kolegjin e Apelit të Vettingut.
Por ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, në një reagim në faqen e tij në Facebook shkruan se 3 prej 29 të përzgjedhurve kanë qenë ose janë në ndjekje penale, një nuk ka punuar asnjë ditë jurist dhe një tjetër është ende punonjës i prokurorisë dhe për pasoje duheshin s?kualifikuar.
Faza e parë e këtij procesi është udhëhequr nga Avokati I Popullit nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Më pas vlerësimi për kandidaturat do të bëhet në një fazë të dytë nga ekspertët e huaj. Këta të fundit kanë dy javë kohë për t?u njohur me kandidatët në garë dhe dosjet individuale të tyre.
Dy listat e Avokatit të Popullit dhe rekomandimet që do të bëjë ONM-ja do t?i dërgohen kuvendit për të votuar anëtarët e dy institucioneve që do bëjnë Vetingun, Komisionit të Posaçëm të kualifikimit dhe kolegjt të apelimit. Krahas tyre do të zgjidhen edhe dy komisionerë publikë dhe dy zëvendësues.
Tv Klan