Prenga “viktima” e radhës e dekriminalizimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria kërkon heqjen e mandatit te Armando Prenges, pasi deputeti rezulton të mos ketë deklaruar një dënim nga gjykata e Kurbinit. Sipas organit të akuzës, Prenga ka edhe procedime penale në Itali për falsifikim e vjedhje.Sektori i ?Dekriminalizimit? në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të ?Falsifikimit të dokumenteve?, me 450 000 lekë gjobë2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.Por nga dekriminalizimi shpëton deputeti i PD-se, Flamur Noka. Prokuroria sqaron se ai nuk është në kushtet e ndalimit. Pas verifikimeve rezultoi se autoritetet e ish Republikës Federative të Jugosllavisë nuk kane vendosur ndonjë masë të mundshme sigurimi në vitin 1991.Ndërkohë, Sektori i ?Dekriminalizimit? ka arritur në konkluzionin se deputeti Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit, sipas këtij ligji. Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave. Në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, ?nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt?.Por procesi i verifikimeve ne kuadër te dekriminalizimit ka nxjerre ne pah edhe probleme te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për ketë arsye Prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim penal ndaj KQZ-se, pasi ka konstatuar se, në disa raste, ky institucion nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të ligjit ?Për Dekriminalizimin?. Sipas organit të akuzës është konstatuar se KQZ për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore.