Supergrabitja në Rinas, dy grabitës të tjerë në gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës, nën masa të rrepta sigurie për t?u njohur me masën e sigurisë. Avdulaj dhe Kupa, dy nga amtarët e bandës qe grabite paratë e bankave në aksin Qafë Kashar - Rinas, po përballen me provat e siguruara nga Prokuroria. I pari që ka dalë para trupi gjykues ishte Neim Avulajn, ish-ushtar profesionist në Zallherr. Ai sipas akuzës, dyshohet te ketë qene pjese e grupit qe sulmoi me arme makinën e blinduar ne datën 9 shkurt. I dyti që del ketë te enjte për masë sigurie është Ernest Kupa, nje biznesmen nga Kruja. Një ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për Fation Xhyliun dhe Ditjon Memliken. Ndërkohe janë shpallur në kërkim Admir Murataj dhe Jetmir Cerpja, qe dyshohet se janë dhe organizatoret kryesore te grupit kriminal.