Maqedoni, negociatat ngecin te “gjuha” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji per përdorimin e gjuhës shqipe mbetet pika kryesore qe po diskutohet përpara se Bashkimi Demokratik per Integrim te japë nje përgjigje mbi propozimin e LSDM-se per qeverinë e re ne Maqedoni. Per kete çështje kryetari i BDI, Ali Ahmeti u takua me përfaqësuesin e ?Aleancës per Shqiptaret?, Ziadin Sela. Pas këtij takimi u mblodh kryesia e BDI, e cila diskutoi per disa ore, por nuk ka informacione nëse do te ketë nje bashkëpunim me partine e Zoran Zaev. Me herët ne media, kryetari i Lëvizjes per Reforma-PDSH, Sela sqaroi se ne draftin e paraqitur per gjuhen nuk saktësohet edhe te shkruarit e gjuhes shqipe, përveç te folurës se saj ne disa institucione. Sipas tij, nëse ne parlament do te lejohet te flitet shqip, por jo te shkruhet shqip, atëherë kjo është shkelje e Kushtetutës. Ai mbështet idenë qe ligjin duhet ta propozojnë partitë shqiptare. Partitë e tjera shqiptare pritet te japin gjithashtu mendime per draftin e paraqitur nga LSDM. Ndërkaq, partia e Zaev është mjaftuar vetëm me optimizmin se do te sigurohen 61 firmat e nevojshme per qeverinë.

Free Traffic Exchange