“Lulet e dimrit” në teatrin Metropol - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata e gjejnë veten herë bashkë, herë të ndarë, duke eksploruar nëpërmjet lëvizjes ndjesitë që kanë kur janë vetëm apo në çift. A është më mirë të jemi bashkë me dikë tjetër apo të jetojmë së pari për veten duke qenë se kështu kemi ardhur në jetë? Kjo është dilema që përcjellin përmes dansit bashkëkohor Roberto Nuha e Rosella Pelliçiotti. Nuha është jo vetëm krijues i lëvizjeve artistike që do të ngjiten në teatrin e Metropolit, por edhe i titullit simbolik të kësaj vepre, ?Lulet e dimrit?. Por, ai nuk ka ndërhyrë në elementet e tjerë, në muzikën origjinale apo teknologjinë që vjen risi për një performancë baleti në teatrot tona. Edhe pse publiku shqiptar i vogël në numër për këto lloj performancash, Roberto thotë se për 100 arsye do të vijojë të kultivojë art bashkëkohor, pasi misioni i dytë i artit përveçse të ofrojë emocione është të edukojë shijet. Roberton e kemi njohur përmes shfaqjes ku rrëfehej ?Vota? mes dansit, një shfaqje e shumëpërfolur për mesazhin që përcillte, por më 17 dhe 19 ju fton për të tjera ndjesi në Teatrin Metropol.

Free Traffic Exchange