Në kërkim të parave të grabitura - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që policia arrestoi dhe grabitësin e 5 të parave të bankave në Qafë Kashar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për sasinë e parave të grabitura. Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare për sasinë e sekuestruar, deri më tani burime pranë uniformave blu thanë se kemi të bëjmë me rreth 300-500 mijë euro. Shuma është fare e vogël në krahasim me totalin e vjedhur, i cili besohet të jetë përafërsisht 7 milionë euro. Hetuesit dyshojnë se paratë janë shpërndarë tek të afërm, por edhe mund të kenë dalë jashtë territorit të vendit si dhe të jenë shpenzuar a investuar në bizneset private të të arrestuarve. Për këtë policia ka shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar të ndaluarit. Emrat e tyre nuk bëhen publikë për shkak se personat mbahen nën vëzhgim, ndërsa në gjurmë të tyre policia ra nga kamerat e sigurisë në banesën e Admir Muratajt në Prezë. Veç 5 të arrestuarve në shtëpinë e tij kanë hyrë dhe persona të tjerë, të cilët sipas policisë, janë fshehur pas grabitjes së automjeteve të sigurisë private pak kohë më parë. Një ditë më parë në Zallëdardhë ë Dibrës policia arrestoi Jetmir Cerpjan i njohur dhe si Xhuliano e Admir Cerpja. 35-vjecari u arrestua në momentin që po blinte ushqime në fshat. Njësoj si të arrestuarit e tjerë edhe Cerpja kishte fshehur në një tenxhere me preson një pjesë të parave, shumë kjo sipas hetuesve jo shume e madhe.

Free Traffic Exchange