Rruga e Kombit merr 80 mln lekë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse kemi një ?pronar? të rrugës së Kombit që është një konsorcium kompanish shqiptare, buxheti i shtetit vijon të shpenzojë ende për këtë segment. Janë 80 milion leke, që kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mirëmbajtur segmentin rrugor Kalimash -Morinë, këtë fillim viti. Sipas të dhënave, nuk ka ende një datë se kur do të nisë punën koncesionari i ri, ndaj dhe autoriteti rrugor ka kërkuar këtë shtesë fondi për të mirëmbajtur rrugën.?Kontrata e miratuara me herët mbaron tani ne janar. Duke qene se nuk dihet me saktësi kur nis punën, koncesionari, ne miratuam ketë shtese kontrate, e cila ne parim është për 6 muaj, por në rast se nis puna mund te mbyllet edhe me herët.?Kreu i autoritet rrugor Dashamir Xhika thotë se ky vit do të ketë në fokus mirëmbajtjen e rrugëve nëpërmjet edhe një bashkëpunimi me Bankën Botërore. Janë 130 milion $ që BB do të japë të shtrirë në 5 vite, me qëllim mirëmbajtjen e segmenteve më trafikun më të dendur.?Kanë nisur të lidhen kontrata e para. Janë mbyllur ato per rajonin e veriut dhe te jugut dhe është ne proces vlerësimi kontrata për rajonin qëndror. Nëpërmjet këtij projekti, do te mirëmbahen 1300 km rruge nacionale qe kane trafikun me te dendur.?Financimi nga buxheti i shtetit per mirëmbajtjen e rrugëve është shumë larg nevojave që ka autoriteti rrugor, ndaj dhe marrëveshje të tilla me institucionet ndërkombëtare janë një mbështetje për të sjellë në standard rrugët tona.