Durrës, pezullohen punimet për “Velieren” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Administrative e Durrësit vendosi pezullimin e punimeve të Bashkisë në pjesën e sipërme gjatë gërmimeve të së cilës u gjetën objekte arkeologjike. Gjyqtarja Marjana Velçani përcaktoi edhe zonën e bllokimit të punimeve, ndërsa theksoi se në pjesën përpara portit, ato do të vazhdojnë. Projekti i Bashkisë së Durrësit për ndërtimin e ?Velierës? kushton rreth 6 milionë dollarë dhe parashikon ndërtimin e një strukture në formë vele me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë si dhe sheshin përreth saj me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë.Aktivistet e shoqërisë civile depozituan pranë prokurorisë së rrethit kallëzim penal për kryebashkiakun Vngjush Dako Dako, për shkatërrim të vlerave arkeologjike dhe lejimin e punimeve pa leje mjedisore.Pak ditë më parë, kreu i Bashkisë së Durrësit u thërrit në kuvend ku raportoi mbi situatën e punimeve dhe zbulimin e objekteve arkeologjike. Dako tha se ishte i gatshëm të ndërpriste punimet në shesh dhe të devijonte projektin nëse kjo gjë kërkohej nga specialistët e fushës.