Parlament, Noka godet Braçen me karton - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite para protestës se opozitës, seanca plenare ka qene e tensionuar. Fjalimet e përfaqësuesve te PD janë përqendruar tek mesazhet për tubimin e 18 shkurtit, duke akuzuar qeverinë per mosmbajtje te premtimeve, per lidhje me krimin e për tentative për manipulimin e zgjedhjeve. Keto deklarata te ish-kryeministrit jane shoqëruar me fyerje nga radhët e deputeteve socialiste dhe kjo ka bere qe demokrati Flamur Noka te godasë me kartonin e votimit socialistin Erjon Braçe. Seanca është ndërprere dhe ka rinisur serish e tensionuar pasi mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e deputeti Noka, ndërsa opozita përjashtimin e deputetit Braçe. Seanca është ndërprere përreth 2 ore ne pritje qe kreu i kuvendit Meta, i cili ishte për vizite zyrtare ne Austri, te kthehej ne kuvend e te mblidhte Byronë, e cila është struktura qe merr masat ndaj deputeteve. Ne fund byroja ka vendosur përjashtimin me 10 dite te demokratit Flamur Noka, por ka rrezuar kërkesën e demokrateve per përjashtimin e socialistit Erjon Braçe. Per shkak te vendimit te Byrosë qe nuk miratoi kërkesën per përjashtimin e socialistit Braçe, opozita ka braktisur punimet e Parlamentit.