Meta: “Drejtësia” kusht për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i reformës ne drejtësi konsiderohet nga kryeparlamentari Ilir Meta si shume i rendesishem per te pasur një sistem te paanshëm. Ne nje konference ne Austri te fokusuar ne zhvillimet ne Ballkan, Meta u ndal ne ketë reforme, duke kujtuar se ajo është edhe kusht i Brukselit per hapjen e bisedimeve te anëtarësimit.?Reforma vendimtare dhe historike në Drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë. Kjo reformë kushtetuese historike, nëse zbatohet siç duhet, do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm, do të na detyrojë ne politikanëve që të tregojmë më shumë transparencë në mënyrën se si qeverisim dhe do të krijojë llogaridhënie të plotë në jetën publike, gjë që është shumë e nevojshme.?Por kreu i parlamentit shqiptar kërkoi gjithashtu nga BE qe te beje me shume per integrimin e rajonit ne union.?BE-ja nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje, por si një rajon të integruar jugor, duke vepruar si një familje më e koordinuar dhe më të përgatitur për zhvillimet e ardhshme potencialisht destabilizuese, të përmasave shumë të mëdha njerëzore. Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend.?Sipas kreut te kuvendit, ne situatën aktuale te sigurisë nevojitet nje perspektive e besueshme anëtarësimi per te gjithë Ballkanin.