Letra e Xhafajt, Prokuroria: T’i drejtohet Kushtetueses! - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Letra e kreut të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, shkaktoi reagimin e organit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila akuzoj për shkelje të Kushtetutës në përcaktimin e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kryeprokurori ka marrë zyrtarisht letrën, ndërkohe qe burime zyrtare nga organi i akuzës bënë te ditur për Vizion Plus, se kushdo që ka pretendime për çështjen në fjalë, mund t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, si dhe ai i Gjykatës së Lartë kanë në tavolinën e tyre të punës letrën e kryemisionerit të Ligjeve Fatmir Xhafaj. Por nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje. Në letrën e tij, Xhafaj vë theksin tek elementët e paligjshëm të procesit së zgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.?Më rezulton se procesi i përzgjedhjes së listave të kandidatëve nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës dhe, për rrjedhoj, edhe vet rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë.?Kreu i Komisionit të Ligjeve shkruan se shkelja vjen edhe për pasojë e leximit me dy standarde të Kushtetutës dhe ligjit nga institucionet. Në memon, e cila shoqëron letrën, Xhafaj argumenton se në këtë fazë të procesit janë dispozitat kalimtare që zbatohen. I vetmi kriter ndalues per prokuroret dhe gjyqtaret qe te marrin pjese ne shortin per Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi është nese ndaj tyre ka pasur mase disiplinore.?Me synimin për ti dhënë kuptim shortit (si një përzgjedhje rastësore midis shumë kandidaturave), Kushtetuta dhe ligji, për këtë fazë kalimtare, jo pa qëllim kanë parashikuar si të vetmin kriter pengues mospasjen e masës disiplinore për kandidatin dhe kanë përjashtuar zbatimin e kritereve të hollësishme që parashikohen në nenin 221 të ligjit 115/2016, siç janë përfundimi i Shkollës së Magjistraturës ose pasja e vlerësimeve shumë mirë në 2 vlerësimet e fundit. Këto kritere, objektivisht, janë të parealizueshme për fazën kalimtare, sepse është e njohur për të gjithë se, Shkollën e Magjistraturës nuk e kanë përfunduar shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në sistem?Qëndrimi i Fatmir Xhafajt vjen në një kohe kur nuk kanë munguar deklaratat e forta në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi. Pak ditë më parë, Ambasadori amerikan Donal Lu akuzoi kryeprokurorin Llalla se shkeli Kushtetutën kur depozitoi vetëm tre kandidatura për anëtarë të KED, po aq sa ishin dhe vendet vakante.