http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Lushnja, ministri i brendshëm Sajmir Tahiri u ka kërkuar edhe njëherë kompanive private të sigurimit se duhet të rrisin pagat per punonjësit e tyre. Ai tha se asnjë polic privat nuk mund të paguhet me 18 mijë lekë. Tahiri tha se ka ardhur koha që edhe policia private të funksionojë siç duhet. Masat e shtuara për shërbimin e policisë private vijnë pas grabitjes spektakolare të 9 shkurtit, ku nje grup kriminal tashme i arrestuar, mori me dhune 3.2 milionë dollarë nga makina e blinduar qe po transportonte paratë e nje banke drejt Rinasit.