Union doganor në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksander Vuçiç kërkon nje bashkim doganor te vendeve te Ballkanit Perëndimor. Kete ide, per te cilën ka biseduar me herët edhe me kryeministrin Edi Rama, ai ia paraqiti kancelarit austriak Christian Kern, me te cilin zhvilloi nje takim dhe nje konference per shtyp ne Beograd kete te premte. Vuçiç dorëzoi nje dokument, ndersa shpjegoi se kjo ide synon te afroje edhe me shume vendet e Ballkanit dhe te lehtësoje kalimin e mallrave. Per këtë çështje ai ka diskutuar edhe me kryeministrin boshnjak Denis Zvizdiç, ndërsa sqaroi se dialogu do te vazhdoje edhe me homologe te tjere ne rajon. Bashkimi doganor mes Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës shihet si nje mundësi per te lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe kamionët me mallra nuk do te presim me nga 20 ore ne kufij. Ky bashkim doganor përveç afrimit te fqinjëve, do te kontribuoje sipas Vuçiç edhe ne integrimin e shpejte te këtyre vendeve ne Bashkimin Europian. Kancelari austriak ndau te njejtin mendim teksa tha se kjo është nje mënyrë e mire per te përmirësuar situatën ne rajon. Austria është avokate e Serbisë per anëtarësimin e shpejte te vendit ne BE, ndërsa eshte edhe partneri kryesor i saj tregtar.

Free Traffic Exchange