Hahn “shuplakë kritikëve” për bordin e ONM-së - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pikëpyetjet e ngritura nga dy ministra te LSI-se për Bordin e menaxhimit te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, e kane lënë te habitur komisionerin per Zgjerimin Johannes Hahn. Ne një leter te dërguar pak dite me pare nga Ministrja e INTEGRIMIT, Klajda Gjosha, ku pretendohej se Bordi i ONM nuk parashikohej ne Kushtetute, Hahn iu përgjigj me nje letër drejtuar kryeministrit Rama. Pasi përshkruan procesin qe çoi ne ngritjen e ONM dhe shkëmbimet e komisionit me qeverinë shqiptare, Hahn thotë se ngritja e bordit parashikohet ne Kushtetute.?Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vëzhguesit ndërkombëtarë që duhet të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-ne, e cila do të jetë nën udhëheqjen e Komisionit Europian. Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikëqyrjes të të gjithë procesit të rivlerësimit dhe se duhet të drejtohet nga Komisioni Europian. Në fakt, një drejtor i Komisionit europian po drejton Bordin; Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord; OMN-ja duhet ?të emërojë vëzhguesit?. Pra, është nga Kushtetuta që rrjedh nevoja që OMN-ja të ketë një organizëm që të vendosë për këto emërime?.Hahn sqaron se Bordi i Menaxhimit nuk është një organizëm mbi OMN-ne, por pjesë themelore e tij, për të garantuar ecurinë administrative, koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në OMN, si ndërvepruese me autoritetet kompetente dhe mbikqyrëse e aktivitetit të monitorimit.Pasi organet e verifikimit të jenë krijuar dhe procesi i rivlerësimit të fillojë, një ekip i vëzhguesve ndërkombëtarë afatgjatë do të emërohet për të monitoruar aktivitetet e strukturave kompetente vendase. Komisioni Europian ka marrë kryesimin e ONM me angazhimin maksimal për të mbështetur procesin dhe të lehtësojë arritjen e objektivave për të cilat ky proces është parashikuar në kushtetutë.Hahn siguroi kryeministrin se një angazhim i tillë dhe një qasje rigoroze do të jenë në bazë të të gjithë veprimtarisë së OMN-se. Ai luan një rol kyç për besueshmërinë e të gjithë procesit dhe besoj se qeveria ka të njëjtën qasje ndaj këtij procesi dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, theksoi Hahn.