Policia “blindon” Kryeministrinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 1500 efektivë policie morën në ruajtje godinat kryesore të kryeqytetit gjatë protestës së Partisë Demokratike. Në rreshtin e parë, para kryeministrisë ishin të vendosura efektivet femra te drejtorisë se kryeqytetit. Në tarracat e institucioneve te rëndësisë se veçante, qëndronin snajperët e forcave RENEA. Më herët, në orët e para të mëngjesit shume makina policie kishin zënë vend mbrapa Kryeministrisë. Ne gatishmëri ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ministria e Brendshme konfirmoi se gjatë protestës së opozitës, nuk u shënua asnjë incident. Pavarësisht se Partia Demokratike ka lajmëruar se nuk do te largohet nga Bulevardi dhe se do te ngrejë çadra, policia siguron se nuk do t?i pengoje tubuesit. Por policia do te procedoje penalisht organizatoret e protestës, per shkak te shkeljes se orarit te dhënë nga drejtoria për zhvillimin e tubimit.

Free Traffic Exchange