Debati për pagën minimale - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Kombëtar i Punës nuk arriti në një konkluzion lidhur me nivelin e rritjes së pagës minimale, pasi ky vendim pritët të zyrtarizohet pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ajo që dihet me siguri është se do të ketë një rritje të pagës në shkalle vendi, në masën 1 ose 2000 mijë lekë. Sindikalistët mbështesin idenë se paga minimale duhet të jenë në masën 26 mije lekë në muaj. Komuniteti i biznesit ndan mendime te ndryshme per këtë nisëm, pasi per disa rritja e saj do te rrisë kostot, e per rrjedhoje edhe çmimet. Por ka edhe kompani të tilla si Albtelekom qe ka një numër lartë punonjësish, dhe rritja e pagës minimale është një nisëm që nuk i cenon.?Për ne fakti që këshilli zhvillohet ne kompaninë tone, është i rëndësishëm sepse besojmë qe është edhe një lloj mirënjohje për aftësisë e kompanisë sonë për të përballuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës si nga këndvështrimi i biznesit, nga ai i punonjësve dhe ana e komunitetit në përgjithësi, duke qenë konkretë dhe seriozë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi lider në numrin e punonjësve ne Shqipëri dhe besojmë që kontributi ynë ekonomik e teknologjik në vend është tregues i rëndësishëm. Duke marr në konsiderate faktin qe nivelin e përgatitjes së nëpunësve tanë dhe nivelin e teknologjisë, sot për sot nuk kemi nëpunës me një nivel rroge minimale në kompaninë tonë. Të gjithë nëpunësit tanë kanë një pagë më të lartë se minimumi i garantuar. Kështu që në parim nuk jemi drejtpërsëdrejti të prekur nga kjo çështje që trajtohet sot, por besojmë që të diskutohet mbi këto argumente në këto momente është e rëndësishme si për punëmarrësit ashtu edhe për botën e sipërmarrësve që dëshirojnë rritjen ekonomike të këtij vendi.?Për ministrin e financave gjendja aktuale e ekonomisë e mundëson rritje e pagës, një fakt ky i cili nuk do të cenojë aktivitetin e biznesit. Paga minimale për efekt kontributi të sigurimeve shoqërore është 22 mijë lekë. ky nivel është i pandryshueshëm prej tre vitesh.

Free Traffic Exchange