“Çdo protestë është e ligjshme, por pa ultimatume” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjendur pak metra nga çadra e protestës së demokratëve, Ilir Meta nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete kërkesës së demokratëve për t?iu bashkuar në krijimin e nëj qeverie teknike, që garantonte zgjedhjet të lira më 18 Qershor. Me një deklaratë në dukje diplomatike, kreu i Kuvendit, aleat strategjik i PS-së në koalicionin qeverisës, tha se çdo protestë paqësore duhet respektuar.?Çdo protestë paqësore, demokratike, qytetarë është për t?u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standardeve më të larta në zgjedhje, brenda mundësive praktike që ekziston, është kërkesë që meriton vlerësim dhe dialog, jashtë ultimatumeve.?Deklaratën kreu i Kuvendit e bëri pas takimit me homologun kosovar Kadri Veseli, i cili gjendet në Tiranë në një vizitë zyrtare. Në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve. Në axhendën e takimeve zyrtare të kryeparlamentarit kosovar është edhe takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i angazhuar në protestën para selisë së Kryeministrisë.

Free Traffic Exchange